Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:20 në fshatin Tërnavë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Një fëmijë është goditur nga një veturë, derisa ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës ku edhe është bërë e ditur se drejtuesi i automjetit është arrestuar.

“Fsh. Tërnavë, Podujevë  30.06.2020-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën në rrugë lokale, dyshohet nga pakujdesia ka goditur me veturë një fëmijë, i cila ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim në QKUK, sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në nivel vendi kanë ndodhur 50 aksidente trafiku. Prej tyre, 24 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info