Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka vizituar Kosovën mbrëmë në mesnatë me rastin e pashkëve ortodokse – vizita e parë kjo pas arrestimit të tij nga autoritetet e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në deklarimin e tij për media ai ka thënë se serbët përkundër se janë popull i vogël, janë shumë trima dhe liridashës.

“Serbët janë numerikisht pak, por jemi popull trim dhe liridashës dhe ne do të qëndrojmë këtu në Kosovë, do të dimë si ta mbrojmë popullin tonë në Kosovë, sepse këtu për më shumë se 1000 vjet kemi ndërtuar identitetin e të gjithë kombit serb”, ka pohuar Gjuriq.

“Është ndërtuar në të kaluarën, por po vazhdon të ndërtohet edhe sot dhe të jeni të sigurt se do të ndërtohet edhe në të ardhmen”.

Ai, duke u uruar pashkët për të gjithë besimtarët, tha se për këtë kohë mesazhi i tij është “këmbëngulja, qëndrueshmëria dhe dashuria për të gjithë”.

Në liturgjinë në Manastirin e Banjskës në Zveçan, që u udhëhoq  nga Igloo Danilo, gjithashtu ishte i pranishëm edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.