Një vajzë është gjetur e vdekur në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.

Trupi i pajetë i saj, sipas Policisë së Kosovës, është gjetur rreth mesnatës së mbrëmjes së djeshme.

Me vendim të Prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.