Një banor i fshatit Dumnicë të Poshtme të Komunës së Podujevës ka lajmëruar policinë se në kopshtin e tij ka gjetur një mjet shpërthyes, njofton Llapi.info.

Rasti, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur pasditen e së shtunës.

“Fsh. Dumnicë e Poshtme, Podujevë 21.03.2020-16:15. Ankuesi mashkull K ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në pronën – kopshtin e tij kishte has në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti për dominim në mënyrë të sigurte ka tërheqë dhe marr me veti mjetin shpërthyes”, ka thënë Policia./Llapi.info