Një mjet i dyshuar (granatë dore) është gjetur nga një qytetar në oborrin e Emergjencës në Podujevë, raporton Llapi.info.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që mjeti i dyshuar është tërhequr pa incidente. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Rr. Bahri Fazliu, Podujevë 18.06.2021-09:51.  Një mashkull  kosovar ka raportuar se në oborrin e emergjencës kishte hasur një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i PK-së-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raport./Llapi.info