Një person i moshës rreth 36, 37-vjeçare, është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Sferkë e Thatë, në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

I ndjeri ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e tij dje, të cilët sot e gjetën pa shenja jete në një fushë të fshatit Sferkë.

Gashi tha se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Dje është raportuar në orët e pasdites, për një person të zhdukur nga të afërmit e tij. Sot nga familjarët përmes telefonit policia është njoftuar rreth orës 13:00 për lokacionin e vendndodhjes të tij i cili është gjetur nga familjaret në Sferkë të Thatë, menjëherë në vend të ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësit relevante në vendngjarje, dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen.”

Trupi i pajetë i tij, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore