47 përqind të qytetarëve të komunës së Prishtinës u infektuan me COVID-19 që prej kur u shfaq pandemia me këtë virus.

Përqindja më e lartë që kanë kaluar koronavirusin është stafi mjekësor në këtë komunës, ku në përqindje arrin deri në 48 përqind.

Më pak të infektuar kanë qenë punëtorët e Komunës së Prishtinës.

Këto të dhëna janë bërë të ditura në prezantimin e Komunës së Prishtinës në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2.

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti tha se ky hulumtim ka përfshirë 1255 persona.

Ai tha se si hulumtime janë bërë sipas praktikave ndërkombëtare