Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka ironizuar në postimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ku publikoi dokumentin me të cilin dëshmon se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet për dialogun, kryeministrit të tashëm, Albin Kurtit.

Geci i është drejtuar Hotit duke ironizuar e duke thënë se nuk është dashtë të ia dorëzojë dokumentet me protokoll, dhe se stafi i Kurtit janë duke i kërkuar ato në raftet e në korridoret e qeverisë.

Geci ne komentin e tij ka thënë se Hoti është dashtë që në vend të dokumenteve të i dorëzojë kryeministrit 30 paketa vezë.

Ndërsa ky reagim i Hotit për Kurtin ku publikoi edhe dokumentin zyrtar erdhi pasi ky i fundit, tha se më shumë ka kuptuar për dialogun në vizitën e tij në Bruksel se sa nga qeveria në Kosovë.