Lokale - eSIMy

Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu ka thënë se nën qeverisjen e tij, kjo komunë, sipas tij, do të ketë investime në fusha të ndryshme, shkruan Llapi.info.

Në rtv21, Fetahu ka premtuar investime në infrastrukturë, arsim e shëndetësi.

“Në Podujevë është vetëm 1 çerdhe publike. Do të ndërtohen dy çerdhe. Problem është tjetër edhe libraria e qytetit. Teatri s’është funksional. Tregu nuk është funksional. Investimet nuk janë shpërndarë në kokë banori. Kërpimeh me rrethinë është tërësisht i harruar nga Komuna. Me programin tim do ketë investime në shumë fusha, aty ku punohet do të punohet një herë dhe jo 2-3 herë siç po ndodhë tani”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar edhe mos prezencën në debat të kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari.

Ndryshe, zgjedhjet në Podujevë do të mbahen më 29 nëntor. Në garë për të parin e kësaj komune janë tre kandidatë./Llapi.info