Anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu e ka quajtur rrugaç dhe legen ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit u doli në mbrojtje policëve që e arrestuan Fazliun.

Fazliu ka shkruar se kurrë nuk është treguar i fortë me në raport me institucionet.

“Xhelal rrugaçi une nuk jam legen si ti me i gjujte e sulmu policet dhe kurre ne jeten time nuk jam shite i forte ne raport me institucionet sepse une kam bere dicka për këtë vend! Andaj ti rrugaç qe je veshur me petkun e ministrit ndali sojin tend dhe mos i mvesh me petkun e institucioneve dhe shtetit për ti fyer e sulmuar njerezit qe s’bejne asnje faj të vetem!!”, shkroi Fazliu.

Ai i tha Sveçlës që të mos e shftytëzojë ligjin për ta luajtur të fortin.

“Po pajtohem askush mbi ligjin,por edhe askush e as ti bandit e rrugaç mos u mundo me shfrytezu gjoja ligjin për te luajtur të “FORTIN” ti je vetem nje legen dhe rrugaç (i veshur me pushtet)asgje me shume!
P.S shife veten tende rrugaç ordiner ne foto je TI apo jo!”, shkroi Fazliu.