Të shtunën rreth orës 22:00 është arrestuar veterani dhe invalidi i UÇK’së Faik Fazliu, në një lokal në Prizren, e i cili ishte liruar pas disa orësh. Për këtë është rrëfyer, ai ka akuzuar policinë se është sjell në mënyre arrogante nda tij, ndërsa pas rrëzimit i është krisur edhe proteza që mbanë në këmbë.

Fazliu është rrëfyer për ngjarjen që ka ndodhur në në një lokal në Prizren, i cili është arrestuar nga policia , por që po pretendon se ndaj tij është përdorur forcë dhe gjuhë jo adekuate ndaj tij.

Ai ka thënë se nuk ka rezistuar ndaj policisë, por që ata më kanë shtyrë ndërsa më është krisur proteza që kam në këmbë dhe se e njëjta nuk do të jetë në funksion.

“Ju kam treguar se e kam protezën dhe të kenë kujdes, njëri ma ka shkelur protezën. Kam pasur probleme edhe me boshtin kurrizor”, ka thënë Fazliu.

Tutje ai insiston se nuk ka bërë asnjë veprim të gabuar dhe as të ultë ndaj policisë.

“Qitja prangat, nuk kam rezistu, i kanë bërtitur punëtorit të sigurimit mos gaboni me e prekë. Ju kam thënë kujdes se nuk mundem me e dhe a po me kallxoni çfarë ju kam bërë. Ju kam treguar se e kam protezën, njëri ma ka shkelur protezën. Kam pasur probleme me boshtin kurrizor”, ka thënë Fazliu.

Ndërsa për një moment Fazliu thotë se një nga policët i ka thënë, mbylle gojën se ta thëj kok.

“Mbylle gojën se ta thej kokën, pastaj me ka shtyrë”, është shprehur tutje Faiku në t7.