Në një paraqitje të rrallë televizive, ish-truproja e Presidentit historik Ibrahim Rugova, ka treguar se si ishte të shërbyerit si mbrojtje e afërt e figurës kryesore të shtetit, pikërisht në ditën kur në Kosovë shënohet edhe dita e presidentit.

Elinda Muriqi ka treguar momentet sfiduese me të cilat është përballur si truproje e Rugovës, veçmas në raste kur shefi i shtetit ishte cak i atentateve, shkruan Klan Kosova.

Ajo nisi së ushtruari detyrën e truprojës një ditë pa i mbushur 18 vjet; ndërkohë që si 16 vjeçare pati ardhur nga Amerika për të shërbyer krahë UÇK-së me batalionin e Atlantikut.