Portieri, Eglant Haxho ka vazhduar edhe për një vit tjetër kontratën me Llapin, njofton Llapi.info

I ardhur nga Shqipëria edicionin e kaluar, Haxho ka shkëlqyer me fanellën e Llapit duke bërë disa ndeshje mjaftë të mira.

Lajmin për vazhdimin e kontratës së Haxhos me klubin bardhekaltër, e ka konfirmuar vet faqja e Llapit.

“Portieri Eglant Haxho vazhdon kontratën me Llapin. Portieri i skuadrës, Eglant Haxho ka vazhduar kontratën edhe për 1 vit me Llapin. Haxho i cili ka pasur paraqitje tejet të mira në stinorin e fundit do vazhdoj ti jap skuadrës sigurinë në portë edhe për një vit. Eglant Haxho në stinorin 2018/19 ka pasur 17 paraqitje, duke mbajtur portën e pa prekur 8 herë”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan”, ka njoftuar klubi. /Llapi.info