Lokale - eSIMy

Klubi llapjan ka kryer transferimin e parë në këtë afat kalimtar, njofton Llapi.info.

Pas një viti, mesfushori i mirënjohur, Edon Zeqiri është rikthyer t’i mbrojë sërish ngjyrat  bardh e kaltër nga “Zahir Pajaziti”.

“Podujevë, 28 korrik 2020 – Përforcimi i parë për edicionin e ri 2020/21 është një emër i njohur për llapjanët. Edon Zeqiri pas një viti është rikthyer përsëri tek Llapi. Ishte dëshira e dy palëve, klubit dhe futbollistit për bashkëpunim, andaj sot u finalizua marrëveshja 1 vjeçare me Edon Zeqirin. Edon Zeqiri premton se është rikthyer fuqishëm drejt sukseseve me klubin e zemrës”, ka njoftuar klubi llapjan.

Zeqiri ishte larguar nga Llapi vitin e kaluar pas gjashtë vitesh qëndrimi në klubin nga Podujeva, gjersa për një  vit qëndroi te Flamurtari./Llapi.info

Image may contain: 2 people, people standing