Një vjedhje është kryer brenda një veture në fshatin Gllamnik të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Brenda një veture janë vjedhur një telefon, dy pasaporta dhe para të gatshme. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona deri më tani të pa njohur, nga vetura e tij iu është vjedhur një iphon 7,  dy pasaporta  si dhe  para të gatshme. Sipas ankuesit vetura nuk ka qenë e mbyllur me qelës.  Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Siç ka mësuar Llapi.info, vlera e parave të vjedhura është rreth 400 euro./Llapi.info