Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, ka njoftuar përmes Instagramit se është infektuar me koronavirus.
Në një postim të bërë të shtunën mbrëma, argjentinasi ka thënë se pozitiv në testimin për koronavirus ka dalë edhe e dashura e tij.
Ai bëhet lojtari i tretë i Juventusit i prekur nga virusi që ka goditur rëndë Italinë.
“Përshëndetje për të gjithë. Vetëm dua t’iu informojë se kam marrë rezultatet për testin për COVID – 19. Rezultatet për mua dhe Orianan kanë dalë pozitive”, ka shkruar reprezentuesi i Argjentinës. “Për fat jemi në gjendje perfekte”.
Daniele Rugani e Blaise Matuidi janë lojtarët tjerë të Juventusit me koronavirus.
Më herët ka pasur raportime të shumta për infektimin e Dybalas. Por raportimet ishin mohuar nga futbollisti dhe Juventusi.