Dy persona të pa njohur kanë rrahur një person tjetër me shkop druri në oborrin e një shkolle në Podujevë, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15: 50 minuta.

“ Viktima, burrë shqiptar, ka raportuar se në oborrin e shkollës është sulmuar me shkop druri nga dy persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK- së.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.