Përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka ftuar dy talentë llapjanë për turneun që do të mbahet në Romë të Italisë, njofton Llapi.info.

Hajdin Salihu dhe Lis Behrami, dy futbollistë të Llapit, do të jenë pjesë e ekipit të Kosovës në këtë turne. Ftesën e tyre e kanë mirëpritur edhe drejtuesit e klubit nga Podujeva, të cilët iu dëshiruan suksese. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet faqes zyrtare të klubit llapjan.

“Përfaqësuesja e Kosovës U-19, ka ftuar dy futbollistët e KF Llapit, Hajdin Salihu dhe Lis Behrami për turneun që do mbahet në Roma në Itali. Para nisjes për në Itali, Presidenti i klubit, Beqir Batatina dhe Shefi i shtabit teknik, Tahir Batatina i pritën ngrohtësisht dy futbollistët me perspektivë duke i inkurajuar për tu paraqitur sa më mirë në Përfaqësuesen e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Si klub jemi të vetëdijshëm se nuk kemi ende trofe në Superligë, por trofeu kryesor dhe më me rëndësi nga trajneri Batatina në bashkëpunim me kryesinë e klubit është mundësia dhe hapja e rrugëve për talentët e klubit në ekipin e parë”, thuhet tutje./Llapi.info

Image may contain: 5 people, people standing