Dy persona janë arrestuar të shtunën rreth orës 1:30 në Prishtinë, pasi që kanë sulmuar fizikisht një grua.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në banesën e të dyshuarve dhe viktima dyshohet se ishte e dashura e njërit prej tyre.

Viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.