Banorët në Spanjë dhe Itali kanë treguar mirënjohjen e tyre për personelin shëndetësor që po përballet me koronavirusin, në vijën e parë të fronit.

Ata e bënë një gjë të tillë duke duartrokitur fuqishëm nga dritaret e tyre.

Kjo ngjarje u organizuan përmes mediave sociale për t’u zhvilluar në të njëjtën kohë.

Saktësisht në orën 22:00 në tërë Spanjën qytetarët e karantinuar në shtëpitë e tyre dolën nëpër ballkone dhe duartrokitën për personelin shëndetësorë që po lufton me koronavirusin.

Spanja nuk ishte e vetme.

Më herët gjatë ditës qytetarët në Itali ia dhanë një përshëndetje masive punëtorëve shëndetësorë.