Nazmi Halimi, që mban pozitën e udhëheqësit të departamentit të financave dhe shërbime të përgjithshme në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, njëkohësisht është duke garuar në partinë e Lidhjes Demokratike për tu zgjedhur kryetar i nëndegës Podujeva 1.

Mirëpo ligji Numër 03/L-149 për Shërbimin Civil i Republikës së Kosovës, e ndalon që një nënpunës i lartë në administratës shtetërore të merr pjesë nëpër gara zgjedhore dhe aktivitete partiake. Kreu i parë, dispozitat e përgjithshme në nenin 3 thuhet se ky ligj përcakton që shërbyesit civil duhet të jenë të paanshëm politikisht.

Ky ligj përcakton rregullat për menaxhimin dhe organizimin e përgjithshëm të një shërbimi civil të paanshëm politikisht, rregullat për pranimin në të, kushtet e punës, të drejtat dhe detyrimet, sjelljen personale, avancimin në karrierë, si dhe zhvillimin profesional të nëpunësve civilë.

Indeksonline mëson nga zyrtarë brenda Ministrisë së Administratës Publike, që nuk kanë dashur të flasim me emër, se Halimi është duke e shkelur ligjin mbi shërbyesit civil, për shkak se ai mban një pozitë të lartë në administrat dhe i ndalohet pjesëmarrja në aktivitete politike.

“Ai ose duhet të heq dorë nga paga e tij për periudhën sa është duke u merr me fushat, ose duhet të jap dorëheqje, për shkak se përbën shkelje të dispozitave ligjore që parashihen në ligjin për shërbyesit civil”, i ka thënë Indeskonline një zyrtarë i kësaj ministrie.