Një grua, nën panikën e koronavirusit, tentoi të dezinfektonte kartmonedhat prej një shume në total 400 dollarë.

Megjithatë, kjo rezultoi e kot, meqë i kishte futur në mikrovalë dhe i kishte djegur paratë, transmeton lajmi.net.

Mediat kineze thanë se banorja e qytetit Jiangyin ”dogji gabimisht 3,000 Renminbi (rreth 400 dollarë) pasi shqetësohej se kartmonedhat mund të bartnin virusin.

Mediat raportuan se më pas zonje Li i çoi paratë e djegura në bankë për të mësuar si të vepronte dhe zyrtarët nisën të inspektonin me imtësi secilën prej tyre për të kuptuar nëse ishin të vërteta.

Zakonisht kartmonedhat e infektuara vendosen në dritë ultraviolet ose temperatura të larta për dezinfektim dhe mbahen aty shtatë deri në 14 ditë para se të përdoren sërish.