Doktori në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Bajram Bajgora, ka thënë se aparati hermatologjik në këtë qendër, siç ka thënë ai, për pak ka përfunduar në mbeturina, shkruan Llapi.info.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se i njëjti tek tani është funksional, për çka siç ka thënë Bajgora, me të dalin rezultatet për pesë minuta.

“Ky është aparati i ri hematologjik që për pak shpëtoi pa përfunduar në ,,mbeturina” tashmë është në laborator dhe në funksion me 20 parametra hematologjik me vetëm 1 ml gjak dhe rezultat për 5 minuta. Është i vetmi me sistem të hapur dhe kjo na krijon siguri në mbarëvajtje të punës”, ka shkruar ai./Llapi.info