Njësitet e antikontrabndës të Doganës së Kosovës kanë konfiskuar 4 mijë kilogramë pemë të kontrabantuara nga Serbia.

KALLXO.com merr vesh se pemët e kontrabanduara ishin futur në Kosovë përmes rrugëve ilegale dhe destinim kishin Tregun e Gjelbër në Prishtinë.

Pemët e kontrabanduara u kapën në tre raste të ndara ndërsa ato kishin kaluar kufirin pa iu nënshtruar kontrolleve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Lidhur me këtë rast janë iniciuar procedurat kundërvajtëse dhe pas përfundimit të tyre, nën mbikëqyrjen e institucioneve kompetente, do të bëhet shkatërrimi i këtij malli./kallxo