Distria Krasniqi do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror “Budapest 2021” që po mbahet në Hungari.

Xhudistja jonë e nisi mirë ditën duke kaluar dy raunde pa ndeshje, ndërsa i mori edhe dy fitore tjera në vazhdim.

Pejania mposhti në 1/8-tën rusem Sabina Giliazova me “Waza-ari” dhe çerekfinale fitoi ndaj spanjollen Laura Martinez.

Megjithatë, Distria ishte e pafat në gjysmëfinale, duke humbur nga japonezja, Natsumi Tsunoda.

Por, këtu nuk përfundon asgjë pasi xhudistja pejane mund ta fitojë medaljen e bronztë me anë të repeisazhit.

Distria në luftën për të bronztën do të ndeshet me xhudisten nga Mongolia, Urantsetseg Munkhbat.