Juventusi ka fituar me shumë mund ndaj Milanit në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Zonja e Vjetër fitoi 1-0 ndaj Rossonerëve, për të qëndruar kështu në krye të tabelës me vetëm një pikë dallim ndaj Interit.

Por, momenti më diskutabil i këtij takimi ishte ajo në minutën e 55-të, kur Maurizio Sarri vendosi të largonte nga fusha Cristiano Ronaldon.

Trajneri italian vendosi ta largonte portugezin dhe në lojë hyri Paulo Dybala që e shënoi golin e fitores 77-të.

Në videon që po qarkullon në Twitter, shihet se portugezi nuk kishte nga ato ndeshjet më të mira dhe po humbte shumë topa dhe nganjëherë rrezikonte që Milani të shënonte në kundërsulme.

Në fund doli të ishte vendim i drejtë i Sarrit, pasi La Joya ua fitoi atyre tri pikë tejet të vlefshme, ndërsa pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte larguar menjëherë nga stadiumi. /Telegrafi/