15 kadetë të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së kanë diplomuar sot.

Ceremonia e diplomimit është zhvilluar në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama thuhet të ketë inkurajuar kadetët të qëndrojnë konsistentë në realizimin e synimeve me frymën dhe shpirtin luftarak gjithmonë duke ruajtur prestigjin e FSK-së dhe vlerat themelore të ushtarakut, si Detyrën, Nderin dhe Atdheun.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni kanë qenë  ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, stafi i lartë ushtarak dhe civil i Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHP të FSK-së, atashe ushtarakë të vendeve partnere, oficerë të NALT-it, si dhe familjarë të kadetëve të diplomuar.

blob:https://www.facebook.com/ea11e2e9-ebb8-4e7d-8adb-ca71294a5e23