Gazeta Sinjali raportoi se sot brenda një makine në lagjen Suhodoll të Mitrovicës, ka eksploduar një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë bombë dore. Lidhur me këtë rast, ka folur pronari i veturës.

Bekim Aliu, tha se dikush i ka vënë bombën automjetit në rrotën e pasme dhe në momentin kur ai është nisur bomba ka shpërthyer.

“Nuk e di kush e ka bërë, askujt borxh s’i kam. Shyqyr kam shpëtuar dhe vetëm xhamat më janë thyer”, ka thënë Aliu për kp.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, tha se deri tani nuk dihet motivi dhe as autori i këtij incidenti.

“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e kësaj ngjarje”, tha Hoti.