Një shtëpi është përfshirë nga flakët minuta më parë në fshatin Konushec të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar që kjo shtëpi të digjet, ndërkohë që Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës./Llapi.info