Në kuadër të emisionit Ora Shtatë në Klan Kosova, bashkatdhetarët kanë pasur mundësinë të tregojnë nëse janë prekur nga vërshimet e fundit në disa shtete të Evropës.

Burim Morina nga Hamburgu i Gjermanisë, tregon se qyteti ku ai banon nuk është prekur nga vërshimet, por që të afërmit e tij po, megjithëse jo shumë.

“Intervenime të shtetit kemi pa nëpërmjet televizionit që ka pasur, por problemi është se dyshoj që ka me pas kompensime”, tha Morina.

Ndërsa, Afrim Nimanaj nga Gjermania shpjegon se edhe më herët është përballur me vërshime në qytetin ku jeton, mirëpo që masat mbrojtëse nga shteti janë në nivel.

Pati edhe telefonues të tjerë dhe për ta u dhurua pakoja televizive NimiTv falas, njofton Klankosova.tv.