Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka thënë se burri i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu e ka kërcënuar.
Zejnullahu ka paralajmëruar padi ndaj burrit të presidentes.
“Sot para jush do të denoncojë kërcënimin që e kam marr këto ditë nga burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu. I rrethuar me pushtetin e bashkëshortes, dhe partnerit të saj Albin Kurtit, ai ka marr guximin që të kërcënojë deputetët. Kërcënimet vijnë pas publikimit të fakteve ndaj tij dhe jetës luksoze që ai dhe bashkëshortja e tij bëjnë. Ai ka menduar se përmes kësaj letre, heshti. Do ta padis për këtë kërcënim”, tha deputetja e PDK-së Floretë Zejnullahu.