Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, njëherësh edhe fizikant, ka thënë se është në përpunim të një projekti shkencor, në kuadër të hulumtimeve nano-teknologjike, për lëshimin e një rakete të një madhësie jo fort të madhe.

Ai këto deklarata i ka dhënë në emisionin ‘Natë Vere’, i transmetuar në T7. I pyetur nëse lansimi i raktës të ndodh përbrenda Qeverisë Kurti, ai ka thënë se ka gjasa të ndodh diçka e tillë, shkruan Gazeta Express.

“do të ndodh në qoftë se e realizoj një projekt shkencor, që do jetë për hulumtime nano-teknologjike, natyrisht jo e madhe. Do të realizohet gjatë aktivitetit tim, mund të ndodh gjatë qeverisjes Kurti”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se mendimet e tij nuk qëndrojnë vetëm në fushën politike.

“Mendoj që ekziston ai milintantizmi në të gjitha shtëpitë televizive, ku mendojnë se po vjen një njeri që ka mendime të kanalizuara vetëm në politikë, kurse unë kom mendime kozmopolite, të cilat ndikojnë në pozitivitetin e njeriut në përgjithësi”, ka deklaruar tutje ai.