Anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, pasi kishte kanosur një zyrtar policor.
Zyrtari policor, sipas policisë ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCOVID.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes gjatë arrestimit të Fazliut.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë, kurse ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjate kryerjes se detyres zyrtare. Zyrtarët policor po asistonin ne kontrollimin e nje lokali (kafiteri) se bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19.
I dyshuari eshte shoqeruar ne stacionin policor ne Prizren. I dyshuari eshte intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim te Prokurorit inicohet rasti per “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari te ndalet ne Qendren e mbajtjes per 48 orë. Rasti eshte nen hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.