Koronavirusi vijon përhapjen e tij në gjithë botën, teksa në SHBA numri i të infektuarve rritet frikshëm.

723 mijë persona janë zyrtarisht të prekur nga ky virus 3 muaj pas shfaqjes së tij në Kinë. Ndërkohë numri i viktimave ka mbërritur në 34 mijë.

Sa i përket të infektuarve listën e kryeson SHBA me 142 mijë persona duke lënë shumë pas edhe Italinë që ka 97 mijë të tillë. Por SHBA përkundrazi ka një numër më të vogël viktimash prej 2 mijë e 500 teksa Italia kryeson listën si vend i parë në botë me 10 mijë e 779.

Po ashtu nga Spanja vijnë rezultate të frikshme pasi tashmë Ibreikët kanë arritur Kinën me numrin e të infektuarve kurse me numrin e viktimave e ka kaluar atë.