Kanë mbetur edhe gjashtë orë deri në nisjen e finales së madhe të Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Italia dhe Anglia do të përballen mes vete në një ndeshje fantastike që pritet të jetë në stadiumin legjendar Wembley të Londrës.

Por që nga orët e para të mëngjesit Londra ka gjallëri jashtëzakonisht të madhe, pasi mijëra tifozë anglezë e italianë janë nëpër rrugët e Londrës.

Raportimet e fundit nga Anglia bëjnë të ditur se nuk ka asnjë tavolinë të lirë në baret e Londrës të cilat janë të stërmbushura me tifozë.

Në kryeqytetin anglez Londër ka afërsisht 4000 bare, por që as edhe një tavolinë nuk është e lirë ditën e sotme.

Është vlerësuar se rreth tre miliardë funte do të derdhen në ekonominë e Londrës nga bastet, ushqimet dhe pijet alkoolike vetëm gjatë ditës së sotme (e diel).

Kujtojmë që finalja e madhe mes Italisë dhe Anglisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.