Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas Serbia liroi nga burgu këshilltarin të Kuvendit të kësaj Komune, Blerim Maçastena, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se lirimi i Maçastenës, sipas tij, ka gëzuar të gjithë qytetarët.

“Sipas informatave që kemi pranuar, sot është liruar nga burgu bashkëqytetari ynë, asambleisti Blerim Maqastena. Lirimi i tij na gëzoi të gjithëve, pasi ai padrejtësisht po mbahej në burg të Serbisë nga data 12 dhjetor. Blerimit i uroj shëndet të mirë dhe suksese në punët dhe angazhimet e tij si këshilltar i Kuvendit të Komunës”, ka shkruar ai.

Dy qytetarë nga Podujeva ishin arrestuar nga Policia serbe, të cilët dyshohet se kenë dalë në territorin e Serbisë në dhjetor të vitit të kaluar. Njëri më pas është liruar menjëherë, ndërkohë që Maçastena është liruar sot pas gjashtë muajve./Llapi.info

Serbia e liron pas 6 muajsh këshilltarin e Kuvendit të Podujevës, Blerim Maçastena