Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, për ndërtimin e kolektorit të ujërave atmosferikë në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se vlera e këtij projekti është 148 mijë euro, prej të cilave, 100 mijë janë ndarë nga Komuna dhe pjesa tjetër nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.
“Sot me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e projektit“Ndërtimi i kolektorit të ujërave atmosferike”. Vlera totale e këtij projekti është rreth 148 mijë euro, prej tyre nga buxheti i Komunës janë ndarë 100 mijë, ndërsa nga MAPL-ja 48 mijë euro. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, komuna zhvillon të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi dhe kujdeset qe ky projekt të përfundojë brenda vitit buxhetor 2021. Falënderoj ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe shpreh gatishmërinë e komunës për bashkëpunim edhe në realizimin e projekteve të tjera”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info
