Një Airbus A-310 “Medevac” i Forcave Ajrore Gjermane transportoi disa pacientë me COVID-19 nga Bergamo, Itali në Aeroportin e Këlnit për të marrë trajtimin e coronavirusit në Gjermani në 28 mars.

Siç edhe ishte raportuar, pas mbërritjes në Gjermani, pacientët me COVID-19 u dërguan në spitale të ndryshme për trajtim, sipas një njoftimi nga Forcat Ajrore gjermane të njohura si Luftwaffe, përcjell Telegrafi.

Siç shkruan Business Insider, Airbus A-310 “Medevac” që transportonte gjashtë pasagjerët e koronavirusit ka gjashtë shtretër të kujdesit intensiv dhe hapësirë të mjaftueshme për të transportuar 38 pacientë “të shtrirë”, sipas Luftwaffe.

Siç ishte thënë, Gjermania gjithashtu ka hapur spitalet e saj për më shumë pacientë italianë me coronavirus.

“Çdo ndihmë përtej kufijve është tani e rëndësishme”, kishte shkruar ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer.