Që nga ora 11:00 deri në ora 13:00 dalja e votueseve në tri qendrat më të mëdha në Podujevë është rritur thuajse në 100%, raporton Llapi.info.

Qendra me më së shumti qytetarë me të drejtë vote, 1820 E në SHME “Isa Boletini” 1820 E  ka pasur një ngritje të votuesve  në 100%. Deri në ora 11:00 në këtë vendvotim kanë dalur 4% e votuesve ndërsa deri në ora 12:00 kjo shifër është rritur në 8%. Sipas Menaxherit të kësaj pike, Fehmi Zeqiri, në këtë pikë nuk ka pasur ndonjë parregullsi dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë.

Në vendvotimin tjetër 1801E SHME “Fan S.Noli” ku kanë të drejtë vote 4250 votues në 5 vendvotime deri në orën 13:00 kanë votuar rreth 17% teksa në ora 11:00 kjo përqindje ishte në 12. Sipas menaxheres së kësaj pike, Vlora Hajdini në këtë qendër të gjitha vendvotimet janë hapur në orë 07:00 dhe nuk është shënuar asnjë incident apo parregullsi Sipas saj janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në këtë pikë.

Ndërsa në vendvotimin tjetër 1801X në shkollën “Aleksandër Xhuvani” ku kanë të drejtë vote 3527 votues në 4 vendvotime, deri në orën 11:00 kanë dalur 4% votuesve. Pas kësaj  ore është rritur dukshëm numri i votuesve. Naim Salihu menaxher i kësaj qendre tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë. Sipas tij deri tani nuk është shënuar asnjë parregullsi dhe se çdo gjë po shkon në rregull./Llapi.info