Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më tani në Kosovë me dozën e parë janë vaksinuar 170.098 qytetarë.

Ndërsa, 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit 6 qytetarë janë infektuar me COVID-19.