Në prag të festave të fundvitit, Shkupi ka synuar të bëhet pjesë e rekordeve Guinness dhe atë duke krijuar pemën më të madhe të Vitit të Ri, me njerëz të gjallë.

Pjesëmarrësit vendosën qese plastike me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe, qëndruan në vijat e shënuara paraprakisht me qëllim të krijojnë formën e pemës së vitit të ri.

Formimi i kësaj peme është pjesë e programit të qytetit me rastin e festave të fundvitit. Të gjitha incizimet nga ky manifestim do t’iu dërgohen institucioneve përkatëse të cilat do të vendosin nëse është arritur rekordi Guinness.

Për momentin, pema më e madhe e Vitit të Ri, me njerëz të gjallë është bërë në Indi, në vitin 2015./AlsatM/