Bilall Sherifi nga Nisma Social Demokrate, pas vendimit të Gjykatës Supreme ka deklaruar se lideri i VV’së dhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti nuk mund ta formon Qeverinë e re pa partinë e tij.

Sherifi ka deklaruar se Kurti tani nuk mund ta formon Qeverinë pa përfshirjen e koalicionit Nisma-AKR-PD, pasi nuk i ka numrat e mjaftueshëm për këtë.

‘’Në qetësi vazhdojmë të këqyrim procesin e numërimit. Fatmir Limaj pastaj do të vazhdojë të bisedojë për pjesëmarrjen politike. Koalicioni LDK-VV ende nuk është formalizuar. Nëse VV duan Qeveri me depuetët shqiptarë, pa Nismën nuk mund ta bëjnë. Nëse ata duan ta bëjnë ndryshe, le ta bëjnë, nuk kemi asnjë telashe’’, ka thënë Sherifi në Info Magazine.

Tutje për vendimin e Gjykatës Supreme për mos pranimin e votave ilegale serbe, ka thënë se Vetëvendosje duhet të pajtohet me këtë fakt.