Vala e të nxehtit e cila kishte përfshirë vendin tonë tash e sa ditë duket se ka marrë fund pasditen e sotme (e mërkurë 14 gusht).

Në shumicën e komunave të Kosovës ka filluar të ketë reshje shiu, shkarkime rrufesh si dhe në disa vende raportohet të ketë edhe erë më të fortë.

Në Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti, Lipjan, Suharekë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Klinë temperaturat kanë pësuar ndryshime rreth orës 16:00, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga pamjet e publikuar nga qytetarët:

Sfërrk – Klinë ⛈⛈⛈🌩Video: Toni Gashi

Gepostet von Meteo Ballkan am Mittwoch, 14. August 2019

Rajoni i Gjakoves ⛈⛈🌩🌩🌩Video: Vitor Hajdaraj

Gepostet von Meteo Ballkan am Mittwoch, 14. August 2019

Suharekë ⛈⛈⛈⛈🌪Video : Kushtrim Bllaca

Gepostet von Meteo Ballkan am Mittwoch, 14. August 2019

Lipjan ⛈⛈⛈⛈🌩Video : Fatos Buja

Gepostet von Meteo Ballkan am Mittwoch, 14. August 2019

Ndërkohë, temperaturat e larta që kanë mbizotëruar këtyre ditëve në Kosovë kanë ndikuar që shumë persona të kenë probleme shëndetësore. Vetëm gjatë vikendit rreth 500 njerëz kanë kërkuar ndihmë në QKUK.

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se temperaturat do të shënojnë rënie gjatë kësaj jave.

Ai ka thënë se temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të jetë nga 22 deri në 25 gradë celsius.