Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se ekipi që drejton, KF Llapi, po vazhdon përgatitjet për ndeshjet e para në Evroprë, shkruan Llapi.info.
Batatina, në një postim në Facebook, ka thënë se Llapi po e merr si model klubin shqiptar, Shkëndija e Tetovës.
“Ne tashmë e kemi kokën akull sepse jemi në Evropë dhe po përgatitemi me hapa të sigurt. Jemi një skuadër shumë solide dhe pse mos ta marrim model klubin shqiptar si KF Shkëndija e Tetovës”, ka shkruar ai.
Llapi fitoi Kupën e Kosovës në edicionin 2020/21, me ç’rast ka siguruar edhe daljen në Evropë për herë të parë./Llapi.info