Ekipi nga Podujeva, KF Llapi ka përfunduar ëndrrën në Evropë, pasi është eliminuar nga Shkupi në rrethin e parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, raporton Llapi.info.

Ndeshja e dytë në “Fadik Vokrri” u mbyll me rezultat 1-1, 3-1 me rezultat të përgjithshëm në të mirë të Shkupit, që kaloi tutje në garat evropiane.

Pas eliminimit, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është ndarë i kënaqur me lojtarët llapjanë, por jo edhe për mënyrën e referimit. Ai ka thënë se në këtë ndeshje, siç ka thënë Batatina, ka parë gjyqtarë më të dobët, duke shtuar se më nuk do të ankohet në ata kosovarë.

“Po mendoj që është hera e parë dhe Llapi fitoi shumë eksperiencë, u eliminuam sot, por treguam që futbolli i Kosovës ka ecur, luajtëm me nënkampionin e Maqedonisë, mund të jemi më lartë së ta, nuk u kualifikuam, por dhamë maksimumin. Nuk realizuam në pjesën e parë, u munduam në pjesën e dytë të ndryshojmë në skemën e lojës. Shkupi më shumë është mbrojtur, djemtë e kanë dhënë maksimumin, kemi humbur – por kemi luajtur shumë më mirë se Shkupi, ndoshta eksperienca ndikoi, e do të na ndihmojë në të ardhmen. I takova disa persona të FFK-së, sot pashë referë më të dobët se referët tanë – nuk do të ankohem më tek referët e Superligës. Reagimet e mia kanë qenë se penalltia e dytë, s’ka çfarë të bëjë me një lojtarë që të jetë penallti. Ky nivel i referimit as në Superligë nuk mund të referojë. Po të ishin dy penalltitë e akorduar, arbitri do t’i jepte kahje tjetër lojës”, ka thënë Batatina për RTK.

Kujtojmë së ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar një javë më parë në Shkup, është mbyllur më epërsinë e shkupjanëve prej 2-0, të cilat ishin të vlefshme për të kaluar tutje.

Në xhiron e radhës, Shkupi që arriti të eliminoj Llapin do të ndeshet me skuadrën portugeze, CD Santa Clara./Llapi.info