Trajneri i Llapit, Tahir Batatina u ka premtuar tifozëve, ‘Legjendave’ se titulli i kampionit do të përfundojë në Podujevë, transmeton Llapi.info

Përmes rrjetit social ‘facebook’ Batatina ka shkruar një status në profilin e tij i motivuar si kurrë më parë pas rikthimit të rezultatit në ballafaqimin kundër Trepçës ’89. Sfida përfundoi 3:3, por llapjanët ishin duke humbur tri herë.

“Faleminderit për atmosferën e mrekullueshme tifozët më të mirë në botë , Legjendat. Faleminderit të gjithë qytetarëve llapjanë për mbështetjen. Faleminderit lojtarëve të mi për angazhimin e madh që dhanë sot. Ndihem shumë krenar me ju. Ju kemi premtuar që nuk dorëzohemi , dhe do ta mbajmë premtimin. Kanë mbetur edhe 9 finale për tek titulli. Ju dua më të fortë se kurrë. SË BASHKU DO TA BËJMË ËNDRRËN REALITET”, ka shkruar Batatina./Llapi.info