Përballja e Anglisë me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 ka ngjallur shumë emocione te tifozët ‘Dardanë’.

Shumë prej tyre nuk arritën ta shikonin ndeshjen nga së afërmi, mirëpo ata që ishin të pranishëm në ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit nuk u ndalën për asnjë moment.

Tifozët e Përfaqësueses tonë që ishin të pranishëm në stadiumin u ofruan mbështetje lojtarëve, mirëpo baneri që kishin planifikuar ta shfaqnin në stadium nuk u lejua të futej brenda.

Aty shkruhej: “Ne do ta veshim lulëkuqen tuaj me krenari, por kemi ardhur për 3 pikët”. Ndërkaq nuk dihen ende arsyet se pse nuk u lejua të futet në stadium.

Kosova e humbi ndeshjen me rezultat 5-3, por duke treguar lojë të bukur dhe gjëra të jashtëzakonshme në fushë.