Pasi trupi gjykues ka shpallur aktgjykimin duke e shpallur fajtor Naser Pajazitajn për vrasjen e Donjeta Pajzitajt, është deklaruar edhe avokati mbrojtës i të dënuarit në këtë rast, Ahmet Tahiri.

Tahiri theksoi se ky është një aktgjykim skandaloz dhe se nuk është përfillur asnjë nga rekomandimet e Gjykatës Supreme.

“Fatkeqësisht ky është një aktgjykim skandal duke mos përfillur asnjë nga rekomandimet e Gjykatës Supreme duke mos marrë parasysh fare provat nga kjo gjykatë.Fakt është edhe autografia e telefonit që ka dëshmuar se Pajazitajt në ditën kritike nuk ka qenë në Bjeshkët e Strellcit, por kjo autografi s’është marrë parasysh”, tha ai.

Tutje avokati shtoi se asnjë provë e vetme nuk e ka dëshmuar këtë vendim që është marrë sot.

Ndryshe gjykata para pak minutave ka shpallur Naser Pajazitajn fajtor për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, duke e dënuar kështu me burgim të përjetshëm