Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar fshatin Shajkoc, ku po bëhet asfaltimi i rrugës në lagjen “Jupolli” në gjatësi prej 300 metra, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Në kuadër të realizimit të investimeve në infrastrukturën rrugore, janë duke u realizuar projekte në asfaltimin e rrugëve në disa lagje të fshatit Shajkoc.Për t’i përcjellë nga afër asfaltimin e këtyre rrugëve, sot punimet i ka vizituar, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga Bujar Hasani – drejtor i drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit.
“Investimet në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore janë prioritet për qeverisjen lokale, sepse, përmes këtyre projekteve ne përmirësojmë kushtet për jetë për qytetarët tanë”, tha Bulliqi gjatë inspektimit të punimeve në asfaltimin e rrugës në lagjen “Jupolli” në fshatin Shajkoc.
Krahas kësaj rruge, punime po zhvillohen edhe në rrugën në lagjen “Agushi” të këtij fshati me një gjatësi 200 metra./Llapi.info