Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik sapo kanë arritur afër pesë mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani nuk është prononcuar askush rreth pranimit të këtyre vaksinave, përveç se aty është parë Drejtori i IKSHPJ-së, Naser Ramadani, njofton Klan Kosova.

Ka qenë Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e cila dy ditë më parë ka njoftuar se në Kosovë do të vijnë këto vaksina.